Kompania publike apo private do i menaxhoj Zonat Ekonomike

04/04/2011

 

UBT organizoi konferencë me temën  Programi për menaxhimin e zonave ekonomike në Kosovë

 

                Kompania publike apo private do i menaxhoj Zonat Ekonomike  

 

Prishtinë, 04 mars  2011 – Në ambientet e  UBT,  për të  katrën  herë  me radhë  është organizuar konferenca me temën “Programi për menaxhimin e zonave ekonomike”,  si vazhdimësi e projektit të iniciuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), respektivisht nga Agjencia për Mbështetje të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (AMNVM) dhe të implementuar dhe koordinuar  UBT-ja.

 

Me këtë rast,  në konferencë  u  prezantuan  eksperiencat rajonale dhe ndërkombëtare të menaxhimit të zonave ekonomike dhe gjithashtu janë prezantuar eksperiencat e marra nga vizita studimore që janë bërë nëpër vende të ndryshme rajonale dhe në botë, më konkretisht vizitat në Republikën e Gjermanisë, si parkun teknologjik të Dortmundit dhe eksperiencat e marra nga vizita studimore në Republikën e Sllovenisë, etj.

 

“Qëllimi i vizitës ishte që të merren praktikat e mira rreth menaxhimit të zonave ekonomike pasiqë,  nga përvojat dhe nga praktikat e mira mund të krijojmë një vizion më të qartë rreth asaj se si në të vërtetë mund të menaxhohen më mirë zonat ekonomike , dmth,  cili model do të ishte më i miri për rastin e Kosovës”, tha Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.  Më tej i pari i UBT-së, Dr. Hajrizi,  rëndësi në debat i dha anëve  pozitive nga vizitat në fjalë , si për aspektet ligjore, aspektet menaxheriale –organizative, ato financiare etj.

 

Po ashtu gjatë konferencës më theks të veçantë dhe me  gjerësisht  u prezantua  raporti final dhe konceptet e kompanive për menaxhimin e zonave ekonomike. Fokusi i pjesëmarrësve ishte në dy tipe të menaxhimit të zonave ekonomike si kompania publike  apo kompania private do i menaxhoj Zonat Ekonomike.

 

Konceptet për këto kompani i ka prezantuar UBT-ja,   dhe të pranishmit kanë dhënë sugjerimet finale të tyre rreth koncepteve të këtyre modeleve dhe rreth përmbajtës së raportit final.

 

Gjatë fundit të konferencë së sotme UBT-ja do të inkorporoj këtë raport edhe sugjerimet  e grupit punues dhe pas aprovimit të raportit final nga AMNVM ditëve në vijim do të bëjë promovimin publik të këtij raporti.

 

Me këtë rast,  grupi punues ka  rekomanduar që në raport të prezantohen të katër modelet, që janë dhënë në konferencën e kaluar të kësaj natyre,  e në veçanti dy rastet e fundit të prezantohen në mënyrë detale.  

 

 Pjesëmarrësit në konferencë  ishin nga institucionet si: MTI-AMNVM , ZKM , MEF, MEF,  MEF, MEF, MTI-AMNVM , MTI-AMNVM , MTI-AMNVM, MTI-AMNVM, MTI-APIK –MTI – MAPL, Asociacioni i Komunave, Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional,  Qendra për Zhvillim Regjional, Qendra për Zhvillim Regjional , Qendra për Zhvillim Regjional , Oda Ekonomike e Kosovës ,  Aleanca Kosovare e Biznesit , Oda Ekonomike Amerikane , Banka Botërore, etj.

 

 

Konferenca rezultoi të ketë pasur debat të frytshëm dhe prezantim të projektit.