UBT promovoi revistën “Alumni”
28/12/2010“UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”, tha Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë promovimit të revistës “Alumni”
Prishtinë, 28 dhjetor 2010 – Sot, më 28 dhjetor 2010, në orë 12:00, UBT, promovoi revistën “Alumni”.
Revista “Alumni” është numri i parë që promovohet në UBT, si dhe në Kosovë.
Ideja për botimin e një reviste të tillë ka për qëllim paraqitjen e studenteve që kanë diplomuar në UBT të dhënat për ta, fushën në të cilën kanë studiuar, përvojat nga studimet, vendet e punës ku punojnë tani, përparësitë që ju kanë sjellë studimet dhe praktika në UBT, zbatimin në praktikë në vendet e punës të mësimeve që kanë marrë sa kanë qenë studentë.
Promovimi u bë në hollin e objektit të UBT-së, me ç’rast përveç stafit akademik dhe administrativ dhe aluminit të UBT-së morën pjesë edhe mediet dhe përfaqësues të Qeverisë së republikës së Kosovës.
Për revistën, foli Presidenti i UBT. Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndër të tjera tha “UBT-ja krenohet me alumnin e tij, suksesi i juaj është mburrja jonë dhe vlera më madhe që UBT-ja ka është alumni i tij”.
Revista të tilla kemi vetëm nëpër universitete dhe kolegjet ma te forta në botën e zhvilluar.
Në fund u shtrua edhe një koktej rasti.
Revista u finalizua duke mbajtur bashkëpunim të përhershëm me përfaqësuesit e aluminit.