Agron Krasniqi zgjidhet Kryetar i Organizatës Studentore të UBT-së

03/12/2010

 

Në vazhdën e mbledhjeve të shumta, për zgjedhjen e Kryetarit dhe kryesisë së ngushtë sot në objektin e UBT-së ,Organizata Studentore e UBT-së,   zgjodhi strukturën  e  re dhe të parin e kësaj organizate.

  Në garë për postin e Kryetarit të organizatës në fjalë ishin si: Saranda Musliu, Filiz Salihu, Agron Krasniqi dhe Kreshnik Ismajli.

    Pas votimit nga 17 anëtarë, kryetari i komisionit zgjedhor Durim Dabiqi dhe dy anëtarët si Delfina Jusufi dhe Pajtim Thaqi,  para të pranishmëve në sallë numëruan votat ku Kryetar i “Organizatës Studentore të UBT-së” u zgjodh Agron Krasniqi, studentë i vitit të II-të, në Fakultetin Menaxhment,  Biznes dhe Ekonomi. Nënkryetare u zgjodh Saranda Musliu. Kreshnik Ismaili u zgjodh kryetar për sektorin e Sportit dhe të Rekreacionit, kurse  Filiz Salihu kryetare për sektorin e Kulturës dhe aktivitete sociale. Anëtarë i komisionit për sektorin e Sportit u emërua Fidan Bujupi, kurse Lirigzona Morina anëtare në sektorin e Kulturës.

 

Programi një vjeçar  të Kryetarit A. Krasniqi 

 

Misioni është si: 

     Bashkëpunimi me studentë dhe staf për çështje te cilësisë së ligjërimit, respektimin e rregullores së UBT-së, organizimi i çështjeve sportive, organizimi i ekskursioneve të ndryshme, organizimi i aktivitete kulturore dhe sociale.

 

Objektivat janë këto: 

 

Matja dhe kontrolli i cilësisë së studentëve dhe profesorëve. Respektimi i rregulloreve të UBT-së. Shqyrtimi i ankesave dhe kërkesave të studentëve. Mbajtja e turneve të disiplinave të ndryshme si: Futboll, Basketboll, Paintboll dhe  disiplinave tjera sipas kërkesave të studentëve. Bashkëpunime dhe gara me institucione tjera. Organizime të kuizeve të diturisë brenda UBT-së. Ekskursione jashtë vendit, Itali dhe Austri. Pjesëmarrje dhe organizime me aktivitete te ndryshme në festa. Vizita në fabrika dhe ndërmarrje të ndryshme në Kosovë.

 

Biografia e Kryetarit të Organizatës Studentore të UBT-së

 

   –  Agron Krasniqi, lindi më  09. 10. 1988  në  Prishtinë, dhe jeton në Fushë-Kosovë.                                                                        Shkollën Fillore dhe të mesme në  Gjimnazin e përgjithshëm “ Hivzi Sulejmani “, ka përfunduar në  Fushë-Kosovë. Ka ndjekur një mori kursesh për gjuhët të huaja si atë angleze dhe gjermanë si në “ Cambridge, Oxford & Zas Trade “ në Prishtinë, dhe kurse për “Cisco System and Networking ” ( AUK ).  Në vitin 2009 fillon studimet në fillon “UBT” , Prishtinë, për momenti është student i vitit të II.  Po ashtu Agroni ka një mori certifikime si  : IT ESSENTIALS, CCNA DISCOVERY 1, CCNA DISCOVERY 2, CCNA DISCOVERY 3 ,CCNA DISCOVERY 4.

 

 Merret me aktivitetet dhe organizimet të shumta si:  që nga viti 2004 është  anëtar i “Kryqit Kuq”. Gjatë vitit 2005-2007 anëtarësohet i “Global Motion”, nga 2006 vazhdon të jetë anëtar i “Forumi rinor, Fushë-Kosovë”. Në vitin 2010 bëhet  anëtar i “FLYING FOR KOSOVO”. 2009-2010 administrator i websajtit “ www.lajmefutboll.com “, më pas mirëmbajtës i Fan Page ( James Berisha – FFK ),  po ashtu themelues dhe mirëmbajtës UBT-FACEBOOK, organizator i mbrëmjes shoqërore të studentëve të UBT-së,   dhe në fund organizator i vizitës “ Albania Trip “, për 28 nëntorin 2010.