Studentët e UBT-së vizituan Shqipërinë

27/11/2010

 

Studentët e UBT, për nderë të Festës Kombëtare “28 Nëntori” ditës së Flamurit Shqiptarë, organizuan vizitë tre ditore në Shqipëri.   Qyteti i parë që u vizitua nga studentët dhe menaxhmenti i UBT-së ishte Tirana.   Vizituan kryeqendrën,  nuk e lanë anash edhe Panairin pemëtarisë, ku ishin të ekspozuara shumë produkte vendore të vendit shqiptar. Studentët nuk hezituan të hynin në bashkëbisedim më shitësit e produkteve,  dhe u njoftuan më hollësisht se çka dhe çfarë  produkte ofron Shqipëria. Më pastaj  vizituan  Pallatin e Kongreseve. 

Ditën e dytë të vizitës,  studentët e UBT i gjejmë në qytetin historik Vlora, qyteti ku me 28 Nëntor 1912 u ngrit Flamuri kombëtar shqiptar nga Ismail Qemail Vlora. Më pas  vizituan edhe Muzeun e qyteti në fjalë, ku për së afërmi pan mbishkrime të ndryshme, fotografi, përmendoret e të gjithë atyre që kontribuan për vendin në ngritjen e flamurit. 

Diskoteka “Llollipop”, organizoi ndejë deri në orët e vona të mesnatës për studentët nga Kosova.  

Mikpritës për studentë e UBT-së,  ishte edhe pronari i “Hotel Grandin”, ku studentëve për tre ditë më radhë u ofroi servisim dhe shërbim komod.