Profesori ndërkombëtar nga Paraguai, Juan Pane, zhvilloi dy ligjërata tematike me studentët e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT
12/11/2024Profesori i njohur në fushën e Open Data dhe Shef i Inovacionit në Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Paraguai, Juan Pane, vizitoi Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, ku pati mundësinë të takonte stafin akademik dhe studentët, si dhe të kontribuonte me dy ligjërata të veçanta për studentët.
Gjatë takimeve me studentët e vitit të dytë të Shkencave Kompjuterike, Profesori Pane ndau përvojat e tij mbi zhvillimin dhe aplikimet e të dhënave të hapura, duke theksuar rëndësinë e këtyre të dhënave në nxitjen e transparencës dhe inovacionit në epokën digjitale.
Ai foli për sfidat dhe përfitimet që sjell kjo fushë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë përmirësimin e shërbimeve publike dhe ndihmesën në vendimmarrje të bazuar në të dhëna.
Vizita e Profesor Pane shënon një hap të rëndësishëm për UBT-në në angazhimin për të sjellë njohuri ndërkombëtare dhe përvoja nga ekspertë globalë direkt te studentët.