Studentët amerikan për vizitë akademike zgjodhën UBT

05/10/2010

Një grup prej 25 studentëve nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, dhe tre profesorë nga Danimarka përkatësisht nga ” Instituti Danez për Studime jashtë vendit”, krahas aktiviteteve tjera që zhvilluan nëpër institucionet e Kosovës si EULEX, OSBE, OJQ, etj, për vizitë akademike kanë përzgjedhur UBT.

 

Gjatë kësaj vizite, studentë nga SHBA dhe 20 studentë të UBT-së, ndjeken edhe një ligjëratë te Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizin me temën “Zhvillimet dhe ngecjet pas luftës së fundit në Kosovë”. Studentet amerikan edhe studentet kosovarë pas ligjëratës ishin te lejuar ti parashtronin pyetje të ndryshme njeri tjetrit dhe të debatonin për temë e ligjëruar nga presidenti i UBT-së, E. Hajrizi. Njëri prej studentëve nga Amerika parashtroj pyetjen.

 

Sa te rëndësishme janë organizatat nga SHBA apo Evropa në zhvillimin dhe ngritjen e popullit kosovar në të gjithë sektorët? Pastaj u debatua shumë për qeverisjen aktuale dhe sa ndikon ajo në rritjen, zhvillimin dhe integrimin në Unionin Evropian. “UBT ka qene është dhe do te mbetet gjithmonë si institut me renome dhe me vlera te larta ne vend si dhe do të jetë gjithmonë mikpritëse dhe dyer hapur për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë, te studiojnë, të dinë më shumë rreth këtij institucioni, qofshin ata miq nga SHBA, Evropa, Kosova, Shqipëria e kudo tjetër, UBT gjithmonë do ti mirëpresë me kënaqësinë dhe nderin më të madh”, tha Lirigzona Morina, studente në Fakultetin Menaxhemnt, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

 

Studentët kosovar dëshironin të dinin më shumë për mënyrën dhe kulturën e arsimimit në SHBA apo Danimarkë si dhe anasjelltas. Përveç të tjerave, studentët vizituan edhe objektin e UBT, vizita kryesisht u përqendruan të Laboratori i Mekatonikës, Bibliotekë etj. Më të mbyllur ligjëratën studentët e të dyja vendeve të shoqëruara nga Presidenti i UBT, z. Edmond Hajrizi, dhe udhëheqës të tjerë se bashku darkuan në restorantin “Pisha”, në Prishtinë, ku vazhduan edhe me tej shoqërimin dhe ndarjen e shumë eksperiencave së bashku.

 

Përzgjedhja për vizitën e UBT-së është bërë në bazë të përformancës së shkëlqyeshme që ka treguar UBT-ja, në drejtimin e studimeve “Shkenca Politike dhe Diplomaci”, për të cilën kanë dëgjuar udhëheqësit e këtij projekti në veçanti znj. Neringa Bigailaitė.