U organizua ligjërata Kosova dhe liberalizimi i vizave
14/01/2010
2010-ta vit i përmbushjes së kritereve teknike
“Në një të ardhme të afërt edhe Kosova do të hyjë në listën e vendeve të cilat mund të udhëtojnë pa viza për në vendet e Bashkimit Evropian dhe ju studentë do te keni rastin te bëni aktivitete jashtë vendit pa i përfund studimet ”. Kështu tha ministri i Punëve të Brendshme të Republikës se Kosovës, Zenun Pajaziti në një ligjëratë të mbajtur me studentët e UBT në temën “Kosova dhe procesi i liberalizimit të vizave”. Ministri Pajazit ka thënë se deri nga fundi i muajit pritet që Kosova ti filloj bisedimet me BE për liberalizim të vizave. Ai para studentëve të UBT , tha se vendi ynë Kosova ka arritur që për një kohë shumë të shkurtë ti nxjerr nga agjenda temat më delikate të sigurisë dhe ky proces, sipas ministrit Pajaziti është shumë më i shkurtër seç ka qenë për shtete tjera.
Megjithatë, sipas Pajazitit , integrimet evropiane janë prioriteti kryesor i institucioneve të Kosovës por edhe i shoqërisë kosovare. Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave është vetëm një pjesë e rëndësishme e procesit për integrim ne BE dhe të gjitha vendet që kanë aderuar ne këtë union u janë nënshtruar kritereve të veçanta për procesin e liberalizimit të vizave. “janë disa kritere të rënda që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, me zhvillimin e vendit , legjislacionin, infrastruktura e përgjithshme shtetërore, dokumentet dhe cilësia e dokumenteve , pasaportat , siguria e kufirit , çështja që lidhet me emigracionin menaxhimi i kufijve përgjithësi , çështje që kanë të bëjnë me luftimin e krimit etj “ .dhe në fund të debatit ministri u tha studentëve.“Ky vit për ne është vendimtar për përmbushjen e kritereve dhe jam i sigurt qe ju studentë do te keni rastin te bëni aktivitete jashtë vendit shume shpejt pa i përfund studimet tuaja” përfundoi ministri Pajziti.