Studentët triumfojnë me ide për transformim digjital: Tri fitore nga UBT në Garën Ndërkombëtare të Projektit Elegants

05/11/2024

Studentët e UBT-së kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garën ndërkombëtare “Elegants – Call for Business Idea in Digital Transformation”, duke fituar tri çmimet kryesore në këtë konkurrencë prestigjioze, ku përballë tyre ishin studentë nga Italia, Greqia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përmes ideve të tyre inovative dhe potencialit të lartë për transformim digjital, studentët e UBT-së u dalluan nga grupet e tjera, duke fituar vlerësimin më të lartë nga juria ndërkombëtare.

  • Vendi i parë i takoi ekipit të përbërë nga Adea Berisha, Rina Rushiti dhe Rona Rushiti.
  • Vendi i dytë u arrit nga Adea Piperku, Loresa Gashi, Elona Hyseni dhe Drin Avdiaj.
  • Vendi i tretë u fitua nga Gem Krasniqi, Rijad Halili dhe Fjolla Muçiqi.

Gjatë vizitës së tyre në Romë, ku u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve, studentët patën jo vetëm mundësinë të marrin shpërblimet e tyre, por gjithashtu të vizitojnë panairin ndërkombëtar “Rome Maker Faire – The European Edition”. Ky aktivitet i njohur i ofroi atyre një përvojë unike për të parë zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë dhe transformimit digjital.

Ky sukses shënon një arritje të rëndësishme për UBT, duke promovuar aftësitë dhe kreativitetin e të rinjve nga Kosova në një arenë ndërkombëtare dhe duke dëshmuar përkushtimin e institucionit dhe të mentorëve profesorëve, Bekim Marmullaku dhe Besnik Skenderi, për të përgatitur liderët e ardhshëm në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.