Në UBT organizohet ligjërata Kosova dhe procesi i liberalizimit të vizave
12/01/2010UBT vazhdon traditën e organizimit të ligjëratave me personalitete nga jeta publike, si me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare ashtu edhe me institucionet vendës.
Ndaj në këtë vazhdë, Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z. Zenun Pajaziti, do të mbaj para studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të UBT ligjëratën me temën “Kosova dhe procesit i liberalizimit te vizave”.
Ligjërata mbahet më 13 janar 2010, duke filluar nga ora 15:00, në UBT, Prishtinë
Jeni të mirëseardhur!