Fakulteti i Psikologjisë në UBT: Edukim për të mbijetuarit e dhunës seksuale

31/10/2024

Fakulteti i Psikologjisë në UBT organizoi një trajnim të veçantë mbi temën “Ballafaqimi me të Kaluarën nga Perspektiva e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës.” Ky aktivitet u udhëhoq nga psikologia Selvi Izeti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës (QKRMT) dhe Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Dr. Denis Celçima.

Qëllimi i këtij trajtimi ishte të rritej vetëdija dhe mirëkuptimi i studentëve për sfidat e përballjes me të kaluarën që përjetojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë konflikteve. Diskutimet u fokusuan në kompleksitetin e procesit të rikuperimit dhe ndikimin e dhunës seksuale, si dhe stigmatizimin që e shoqëron atë.

Në trajnim, studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre mbi temat delikate të dhunës seksuale dhe të kuptojnë më mirë rolin e shoqërisë në mbështetje të të mbijetuarve. U inkurajuan që të kontribuonin në procesin e ballafaqimit me të kaluarën përmes një qasjeje të ndjeshme dhe përfshirëse.

Ky aktivitet ishte mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, duke theksuar angazhimin e saj për të mbështetur iniciativat që adresojnë çështje të rëndësishme sociale dhe përforcojnë dijet e ardhshme të profesionistëve në fushën e psikologjisë dhe mbështetjes për viktimat.

Pjesëmarrësit u shprehën se ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të ndjeshme dhe përfshirëse për ata që kanë përjetuar trauma të tilla.