Së bashku për shkencën: UBT falënderon sponzorët e Edicionit të 13-të të Konferencës Ndërkombëtare

28/10/2024

UBT shpreh falënderimet më të sinqerta për të gjithë sponzorët që kontribuan në realizimin e edicionit të 13-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion. Kjo ngjarje, e cila ka për qëllim të promovojë shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira në fushat e biznesit dhe teknologjisë, u bë edhe më madhështore me mbështetjen e fuqishme nga partnerët tanë.

Sponzor gjeneral: PENETRON

PENETRON, si sponzor gjeneral, ka luajtur një rol kyç në mbështetje të kësaj ngjarjeje, duke kontribuar në krijimin e një platforme ku profesionistë, akademikë dhe studentë mund të shkëmbejnë njohuri dhe eksperienca.

Sponzorët e tjerë:

Ne gjithashtu dëshirojmë të falënderojmë sponzorët tanë të tjerë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të rëndësishme në suksesin e konferencës. Këta përfshijnë:

  • Globi M.I
  • Iber Lepenci
  • IPE PROING
  • KNAUF
  • TROCAL – TERMO PLAST
  • EURO ADITIV M&H
  • SIKA Albania
  • DATA LAB
  • DEKRRA ARBEIT
  • GEO DS
  • Arta Text Group
  • Wienerberger
  • RC Cola – Frostea
  • JUB Kosova
  • EUROKOS Petrol
  • AEG – Prizren
  • DISCOVER AMERICA
  • GREEN HOUSE
  • ALBAKOS
  • Mobileria UKAJ
  • LTE – Translation
  • A-Z Izolimi
  • Talent Bridge
  • Ujë Rugove
  • Ujë Dea
  • Shtëpia Botuese “Pema”
  • AMG
  • VORAE
  • VIPA Chips
  • Kalabria
  • G-Dema

Mbështetja e tyre në vazhdimësi gjatë ngjarjeve edukativo-arsimore në UBT tregon përkushtimin dhe angazhimin e tyre për zhvillimin e arsimit dhe inovacionit në Kosovë. Këta partnerë janë të rëndësishëm për ne, sepse ata ndihmojnë në krijimin e mundësive për studentët dhe profesionistët, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë.

Ne jemi të bindur se, me ndihmën e këtyre sponzorëve, Konferenca Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion do të vazhdojë të jetë një ngjarje e rëndësishme dhe e suksesshme në vitet në vijim. Faleminderit të gjithëve për mbështetje dhe angazhim!