UBT mban sesion informues për Programin Erasmus+

18/10/2024

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programit Erasmus+, UBT organizoi një sesion informues, duke u bashkuar kështu me iniciativat e shumë institucioneve të arsimit të lartë në Evropë. Çdo vit, në datat 15, 16 dhe 17 tetor, institucione të ndryshme në Evropë organizojnë aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin mbi mundësitë që ofron ky program.

Në këtë aktivitet u theksua rëndësinë e shkëmbimeve ndërkombëtare dhe u ndan përvojat e studentëve që kanë përfituar nga ky program. Ky sesion u fokusua në informimin e studentëve mbi mundësitë e shkëmbimit, si dhe përfitimet akademike dhe kulturore që vijnë si rezultat i pjesëmarrjes në Erasmus+.

Me këtë rast, UBT inkurajon të gjithë studentët të shfrytëzojnë këto mundësi për të zgjeruar horizontet e tyre dhe për të krijuar lidhje të reja ndërkombëtare. Aktivitetet e organizuara gjatë kësaj periudhe janë një mundësi e shkëlqyer për t’u njohur me ofertat dhe për t’u inspiruar nga historitë e suksesshme të ish-studentëve.