Rektori Hajrizi mori pjesë në Forumin “Women Economic & G100 Meeting – Balkans 2024” në Shkup

03/10/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në Forumin “Women Economic & G100 Meeting – Balkans 2024” në Shkup.

Rektori Hajrizi ishte folës në panelin e diskutimit me temë “Gratë si Katalizatorë të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Tranzicionit të Gjelbër”, ku u shqyrtua roli i grave në nxitjen e ndryshimeve pozitive për një të ardhme më të qëndrueshme dhe ekologjikisht të përgjegjshme.

Rektori Hajrizi potencoi rëndësinë e përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse për zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin e gjelbër, duke theksuar se roli i grave është jetik për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, të qëndrueshme dhe të balancuar ekonomikisht. Ai gjithashtu tregoi për programet e studimit në UBT të cilat janë zhvilluar në këto drejtime dhe kanë qenë të suksesshme.