UBT shpall konkurs për mësimdhënës/e

04/09/2024
UBT është institucioni i cili vlerëson dhe promovon cilësinë e arsimit të lartë, duke ofruar një mjedis të stimulueshëm për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e nxënësve tanë.
Tani, jemi në kërkim të personave të talentuar, të përkushtuar dhe të përgatitur për të na u bashkuar si mësimdhënës në misionin tonë në rritjen e brezave të rinj dhe në formimin e tyre si profesionistë të suksesshëm të së ardhmes.
Kërkojmë mësimdhënës të cilët janë të pasionuar për fushat e tyre dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të motivuar dhe frymëzuar nxënësit.
Përveç një ambienti stimulues mësimor dhe një ekipi të përkushtuar akademik, UBT ofron mundësi për zhvillim personal dhe profesional, trajnime të vazhdueshme dhe përkrahje të ndërveprimit me ekspertët e fushës.