Studio në Juridik në UBT – përfito nga mundësia për praktikë dhe punë në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe institucione të tjera

30/08/2024

Nëse dëshiron të zhvillohesh si një profesionist i suksesshëm në fushën e drejtësisë, programi Juridik në UBT është zgjedhja ideale për ty. Ky program ofron jo vetëm njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat kryesore të drejtësisë, por edhe mundësi për praktikë profesionale në institucione të rëndësishme si Gjykata Themelore në Prishtinë, Prokuroria, Avokatura e Shtetit dhe organizata të tjera të sektorit publik dhe privat.

Gjatë studimeve, studentët kanë mundësinë të përfshihen në raste reale, të ndjekin procese gjyqësore dhe të punojnë me profesionistë të kualifikuar, duke fituar përvojë të vlefshme që do t’i përgatisë për sfidat e karrierës së tyre të ardhshme. Praktikat profesionale të ofruara nga UBT janë një ndër avantazhet kryesore të këtij programi, që ndihmojnë studentët të lidhen me tregun e punës dhe të sigurojnë punësim të qëndrueshëm menjëherë pas përfundimit të studimeve.

Mos e humb këtë mundësi të artë për të ndërtuar karrierën tënde në drejtësi me një edukim cilësor dhe një përvojë profesionale që bën diferencën.