Rektori Hajrizi ftohet të marrë pjesë në festimet e Ditës së Themelimit të Horës së Arbëreshëve në Itali

28/08/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është ftuar të marrë pjesë në festimet e organizuara për Ditën e Themelimit dhe Festivalit të Fondacionit të Bashkisë së Horës së Arbëreshëve në Piana degli Albanesi në Itali.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Hajrizi në këtë festë është e veçantë, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin institucional ndërmjet UBT-së dhe komunitetit arbëresh. Kjo ngjarje ofron një mundësi të shkëlqyer për të ndarë së bashku festimet me komunitetin e Piana degli Albanesi, duke kontribuar në pasurimin e traditave dhe kulturës arbëreshe.

Kjo ngjarje është një moment i rëndësishëm për komunitetin arbëresh në Itali, që do të shënojë përurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot – Skënderbeu, në të cilën do të marr pjesë edhe Rektori Hajrizi. Statuja prej bronzi, është dhuruar nga shoqata Hora dhe Skënderbeu me qendër në Zvicër, do të jetë një simbol i trashëgimisë dhe krenarisë arbëreshe.