Rektori i UBT-së në Forumin Evropian Alpbach: Takime me liderë ndërkombëtarë

27/08/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përfaqësoi institucionin në Forumin Evropian Alpbach në Austri, një ngjarje që mbledh liderë dhe studiues nga e gjithë Evropa. Gjatë qëndrimit të tij, ai pati mundësinë të takohet dhe të diskutojë me figura të shquara, përfshirë kryetarin e forumit, Andreas Treichl, ish-zëvendës-kancelarin gjerman Joshka Fisher, dhe nobelistin për ekonomi, Josef Stiglitz.

Takimet përfshinë biseda mbi sfidat dhe mundësitë globale, strategjitë për menaxhimin e krizave dhe politikat ekonomike. Rektori Hajrizi i ftoi këto figura të vizitojnë UBT-në dhe Kosovën, duke synuar forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive për bashkëpunim akademik.

Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në këtë forum thekson angazhimin e UBT-së për të kontribuar në diskutimet globale dhe për të mbështetur zhvillimin ndërkombëtar të dijes dhe shkencës.