Produktet bujqësore në ekosistemin inovativ të UBT-së
12/08/2024Në UBT, po krijojmë një mjedis të gjallë dhe inovativ për studentët tanë, duke ndërtuar serra moderne ku kultivohen produkte si domatet, trangujt, dhe specat. Këto serra nuk janë vetëm për mbjellje, por shërbejnë si laboratorë eksperimentalë ku studentët e Agrikulturës dhe Shkencave të Ushqimit mësojnë përmes praktikës.
Me përdorimin e teknologjisë së fundit, studentët kanë mundësinë të eksperimentojnë dhe të monitorojnë rritjen e qindra bimëve në mënyrë efikase. Rezultatet që dalin nga këto eksperimente kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bujqësore në vend.
Ky është vetëm fillimi! UBT planifikon të zgjerojë iniciativën për të përfshirë më shumë kultura bujqësore, si pemët frutore, bimët dekorative dhe lulet. Të ardhmen e bujqësisë po e ndërtojmë sot, së bashku me studentët tanë!