Vazhdojnë regjistrimet për programet master në UBT

05/08/2024

UBT ofron programe të nivelit master me specializime unike, të dedikuara për studentët që kanë përfunduar studimet e tyre ose kanë nisur karrierën në profesionet përkatëse. Me një angazhim të gjatë në arsimin ndërkombëtar, UBT ka krijuar një reputacion të fuqishëm dhe është i lidhur me partnerë botërorë.

 

Studimet master në UBT janë një garanci për suksesin dhe zhvillimin akademik, falë:

  • Përkushtimit profesional të stafit akademik
  • Kurrikulave moderne dhe të përditësuara
  • Infrastrukturës së sofistikuar të institucioneve arsimore

Të jesh pjesë e UBT-së do të thotë të kesh mundësi të përfitosh njohuri në disiplina të veçanta akademike, të aftësohesh në teknologjitë më të fundit dhe të përmirësosh perspektivat e karrierës. Programet tona të studimeve pasuniversitare ofrojnë:

 

  • Mundësinë për të nisur një karrierë të re në një fushë profesionale të zgjedhur
  • Përgatitje për studimet e doktoratës
  • Zgjerim të njohurive në fushat e lidhura me profesionin tuaj
  • Përgatitje për projekte sipërmarrëse dhe ofrimin e ekspertizave profesionale

 

UBT është institucioni i vetëm në vend që ofron për secilin student:

  • Certifikime ndërkombëtare
  • Sisteme online
  • Trajnime dhe kurse përgatitore
  • Librarinë me numrin më të madh të titujve dhe qasje në libraritë më të mëdha elektronike
  • Laboratorë shkencorë

 

Për regjistrim dhe informata shtesë për nivelin master në UBT, vizitoni ueb faqen zyrtare të UBT-së: /https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/programet-e-studimit/programet-master