Fakulteti Juridik i UBT-së nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën Themelore në Prizren
02/08/2024Fakulteti Juridik i UBT-së ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën Themelore në Prizren. Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren Shpresa Emra.
Sipas kësaj marrëveshjeje, studentët e Fakultetit Juridik do të kenë mundësinë të ndjekin praktikën në Gjykatë për një periudhë deri në 6 muaj. Ky bashkëpunim ka për qëllim të ofrojë studentëve përvojë praktike dhe njohuri të vlefshme në fushën e drejtësisë.
Përveç praktikës studentore, marrëveshja parashikon dhe aktivitete të tjera të përbashkëta, përfshirë organizimin e konferencave, punëtorive dhe trajnimeve. Rektori i UBT-së ka ofruar mbështetje për Gjykatën në ofrimin e trajnimeve për stafin e saj dhe në organizimin e aktiviteteve të ndryshme të përbashkëta.
Ky bashkëpunim do të kontribuojë në zhvillimin profesional të studentëve dhe në forcimin e lidhjeve midis institucioneve arsimore dhe gjyqësore.