UBT dhe Universiteti Sakarya nga Turqia do të themelojnë një Technopark të ri në Kosovë

30/07/2024

UBT dhe Universiteti i Sakarya nga Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për themelimin e një teknoparku të avancuar, i cili do të pozicionohet në kampusin e UBT-së në Prizren. Ky projekt përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës për inovacion dhe teknologji në rajon, duke krijuar mundësi të reja për ndërmarrësi dhe zhvillim teknologjik.

 

Technoparku do të ofrojë një hapësirë moderne dhe të pajisur mirë për start-up-et dhe kompanitë teknologjike, si dhe mundësi për kërkime dhe zhvillime shkencore. Kjo qendër e re do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe do të krijojë një mjedis të favorshëm për ndërmarrësit dhe studiuesit, duke nxitur rritjen e ekonomisë dhe zhvillimin e teknologjisë në Kosovë dhe rajon.

 

Marrëveshja e arritur do të mundësojë që UBT dhe Universiteti i Sarakya të bashkëpunojnë ngushtë në projekte të ndryshme kërkimore dhe zhvillimore, si dhe në ofrimin e mundësive për trajnime dhe shkëmbime akademike. Ky partneritet do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve të shkencëtarëve dhe sipërmarrësve të rinj, duke kontribuar në krijimin e një ekosistemi inovativ dhe të qëndrueshëm në Kosovë.