Diploma e UBT-së mundëson sukses ndërkombëtar: Arxhenda Lipovica angazhohet si hulumtuese dhe asistente në Politecnico di Milano

29/07/2024

Diploma e njohur ndërkombëtarisht e UBT-së i mundësoi ish-studentes së Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Arxhenda Lipovica,të sigurojë punë jashtë vendit, duke fituar përvojë praktike përgjatë studimeve të saj master në Politecnico di Milano. Aktualisht, ajo punon si hulumtuese dhe asistente në universitet, duke kontribuar në projektin SMART dhe duke u fokusuar në kërkimin për proceset e vendimmarrjes së qëndrueshme.

 

Arxhenda thekson rëndësinë e mbështetjes dhe udhëzimeve të stafit akademik të UBT-së në formësimin e saj profesional.

“Të studiosh në UBT, do të thotë të përfitosh përvojat më të mira profesionale e jetësore. Si institucion më ofroi mundësi të panumërta, madje edhe diploma e UBT-së më është njohur në arenën ndërkombëtare, saktësisht nga Universiteti “Politecnico di Milano”, universitet në të cilin kam vazhduar studimet”, theksoi Arxhenda.

 

Përveç angazhimeve si hulumtuese dhe asistente, Arxhenda punon edhe si arkitekte freelancer në projekte të ndryshme arkitekturore. Ajo është e përkushtuar të përdorë njohuritë dhe përvojën e saj për të kontribuar në zhvillimet akademike dhe profesionale, duke sjellë përfitime të mëdha për komunitetin dhe vendin e saj.

 

Rrugëtimi i Arxhenda Lipovicës është një dëshmi e fortë e potencialit të madh që ofron UBT dhe një shembull frymëzues për të gjithë studentët dhe profesionistët e rinj. Arxhenda vazhdon të përpiqet për përsosmëri dhe të japë kontributin e saj për zhvillim të vendit tonë, duke dëshmuar se ëndrrat mund të realizohen me përkushtim dhe punë të palodhur.