Studentët e UBT-së përfitojnë nga eksperienca praktike në Akademinë Verore në Institutin Artit Bashkëkohor – ARKIV, me Sislej Xhafën dhe Paz Perlman
26/07/2024Studentët e UBT-së kanë marrë pjesë aktivisht në Institutin e Artit Bashkëkohor – ARKIV, gjatë instalimit të punimeve në kuadër të Akademisë Verore të drejtuar nga artisti Sislej Xhafa. Ky aktivitet, i cili përfshinte gjithashtu hapjen e ekspozitës së artistes së njohur Paz Perlman, ka shërbyer si një mundësi e jashtëzakonshme për studentët që të përfitojnë nga një përvojë praktike dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre artistike.
Gjatë këtij procesi, studentët kanë qenë të angazhuar në të gjitha fazat e përgatitjes dhe instalimit të punimeve artistike. Ata kanë mësuar nga afër teknikat dhe proceset e përdorura nga artistët profesionistë, duke përfituar njohuri të vlefshme. Ky angazhim praktik i ka lejuar ata të kuptojnë më mirë dinamikën e punës në një ambient artistik bashkëkohor dhe të zhvillojnë një set të gjerë aftësish teknike dhe krijuese.
Pjesëmarrja në këto aktivitete ka ndihmuar studentët të krijojnë lidhje me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës së artit. Këto kontakte jo vetëm që kanë zgjeruar horizontet e tyre, por gjithashtu kanë ofruar mundësi të reja për bashkëpunime të ardhshme dhe zhvillim profesional.