Studentja e Sistemeve të Informacionit, Vlera Ibrahimi fiton bursë në Universitetin e Grazit në Austri

23/07/2024

Vlera Ibrahimi, studente e Fakultetit Sisteme të Informacionit në UBT, ka fituar bursë në Universitetin e Grazit në Austri.

Gjatë shkëmbimit studentor, Vlera ka ndjekur me përkushtim leksionet dhe ka përfituar nga njohjet me studentë nga vende të ndryshme, duke pasuruar përvojën e saj akademike dhe personale. Përveç kësaj, ajo ka qenë në gjendje të udhëtojë dhe të eksplorojë kulturën dhe peizazhet e bukura të Austrisë, duke zgjeruar kështu perspektivën e saj ndërkombëtare.

Ky shkëmbim studentor jo vetëm që i ka ofruar mundësi të reja akademike dhe profesionale, por gjithashtu i ka ndihmuar të krijojë lidhje të reja dhe të ndërtojë një rrjet të gjerë kontakti në fushën e Sistemeve të Informacionit.

Studioni në UBT dhe përfitoni nga mundësitë e shumta për shkëmbime studentore në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Leading the Way

#jointheLEADER