Në UBT u mbajt Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

19/07/2024

Fakulteti Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT organizoi Akademinë Verore në kuadër të edicionit të sivjetmë të Global UBT Fest. Ngjarja mblodhi ekspertë dhe studentë për të diskutuar mbi inovacionet dhe aplikimet e fundit në teknologji, duke ofruar një platformë të vlefshme për ndarjen e njohurive dhe përvojave.

“Exploring Robotics and Programming: Innovations and Applications” u prezantua nga Elita Hajrizi. Ky prezantim ofroi një vështrim të detajuar mbi përparimet e fundit në fushën e robotikës dhe programimit, duke theksuar aplikimet praktike të tyre.

“Introduction to Cloud Security” u prezantua nga Abian Morina. Tema e sigurisë në cloud ishte e rëndësishme për pjesëmarrësit që dëshirojnë të kuptojnë sfidat dhe zgjidhjet në mbrojtjen e të dhënave në ambientet e cloud.

“Rast Studimi: Krijimi i një Web App me integrim të Augmented Reality”, u prezantua nga Vesa Morina. Ky rast studimi demonstroi sesi teknologjia e AR mund të integrohet në aplikacionet web për të krijuar përvoja të avancuara përdoruesi.

Saranda Dreshaj prezantoi rreth temws: “Developing an AR Environment for Smart City Solutions: A Case Study”, ku shpjegoi zhvillimin e një mjedisi AR për zgjidhje inteligjente për qytete.

Muhamet Retkoceri prezantoi “Leveraging Large Language Models: Implementing a Customer Service Chatbot for an E-Commerce Store”, duke shpjeguar përdorimin e modeleve të gjuhës së madhe për zhvillimin e chatbotëve të avancuar për shërbimin e klientëve. Më pas, Xhelal Jashari prezantoi “Scalable Microservices with .NET”, duke theksuar zhvillimin dhe shkallëzimin e mikroshërbimeve me teknologjinë .NET.

Prezantimi i Arlind Berishës, “The Path to Perfection: An Introduction to Quality Assurance”, ofroi një hyrje në sigurinë e cilësisë në zhvillimin e softuerit. Abian Morina pasoi me sesionin “Offensive Cloud”, duke trajtuar strategjitë dhe teknikat për mbrojtjen ofensive në ambientet cloud. Në fund, Besnik Qehaja dhe Milot Morina diskutuan integrimin e sensorëve IoT në bujqësi në prezantimin e tyre “Implementing IoT Sensors in Agriculture: Enhancing Efficiency and Productivity”.

Arlind Berisha foli mbi sigurimin e cilësisë, Muhamet Retkoceri mbi zhvillimin dhe vendosjen e mikroshërbimeve dhe modeleve të mësimit të makinerisë duke përdorur Python, dhe Xhelal Jashari mbi mikroshërbimet e shkallëzueshme me teknologjinë .NET.

Këto sesione ofruan një përmbledhje të gjerë të teknologjive moderne dhe metodave të avancuara të zhvillimit të softuerit. Kjo akademi verore kontribuoi ndjeshëm në avancimin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve, duke ofruar një përvojë të vlefshme për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë në hap të zhvillimeve teknologjike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga prezantimet interaktive dhe diskutimet e zhvilluara nga ekspertët e fushës, duke krijuar një mjedis të pasur për rrjetëzim dhe zhvillim profesional.