Nis punimet Akademia Verore e Medias dhe Komunikimit në UBT

10/07/2024

Në kuadër të edicionit të sivjetmë të festivalit më të madh të dijes në rajon, Global UBT Fest, nisi punimet shkolla verore e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT. Profesorë e studentë u angazhuan maksimalisht që të ketë aktivitete sa më të larmishme dhe më të dobishme për të gjithë pjesëmarrësit.

Në fokus të kësaj akademie do të jetë edukimi medial dhe një sesion iu dedikua përpilimit të një fletushke mbi edukimin medial, nën mentorimin e Marigona Xhigolit dhe Edona Sulejmanit, e cila u shpërnda në sheshet e Prishtinës. Kurse sesioni i dytë shërbeu si diskutim me të gjithë pjesëmarrësit mbi gazetarinë, etikën dhe edukimin medial.

Shkolla verore e Medias dhe Komunikimit në UBT do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, me një agjendë të pasur me shumë aktivitete interesante për të gjithë pjesëmarrësit.