Fillon Akademia Verore e Juridikut – ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të drejtat e grave në Kosovë

09/07/2024

Në kuadër të edicionit të sivjetmë të Global UBT Fest, u zhvillua hapja zyrtare e Akademisë Verore të Juridikut me temë “Dhuna në Familje dhe Të Drejtat Pronësore të Grave në Kosovë: Nevoja për Reforma Ligjore dhe Mbrojtje Efektive për Gratë”.

Ligjëruesit ishin dy profesoresha nga rajoni: Asst. Prof. Dr. Albana Metaj Stojanova, e cila ligjëroi temën “Perspektiva gjinore në të drejtat pronësore dhe trashëgimore: fuqizimi i grave përmes barazisë” dhe Assoc. Prof. Dr. Vedije Ratkoceri, e cila ligjëroi temën ” Dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore në prizmin juridiko-penal”.

Ky aktivitet ofroi një platformë të rëndësishme për studentët për të zgjeruar kuptimin e tyre juridik lidhur me çështjet e dhunës në familje dhe të drejtave pronësore të grave.