Aktivitete të shumta karakterizuan Akademinë Verore të Stomatologjisë dhe Teknikut Dentar në UBT

08/07/2024

Akademia Verore e Stomatologjisë, pjesë e Global UBT Fest, u karakterizua nga një sërë aktivitetesh të shumta dhe të ndryshme që synonin të forconin njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve në fushën e stomatologjisë.

Kjo akademi verore tërhoqi një numër të madh profesionistësh dhe studentësh të interesuar për të përmirësuar njohuritë e tyre dhe për të qenë në hap me zhvillimet më të fundit teknologjike dhe shkencore.

Pjesëmarrësit aktivë sollën prezantime dhe diskutime të pasura me njohuri dhe ide të reja, ndërsa pjesëmarrësit pasivë u angazhuan dhe mbështetën atmosferën e mësimit dhe bashkëpunimit.