Stafi i UBT-së vazhdon takimet në kuadër të projektit COWEB në Universitetin e Salentos në Itali

05/07/2024

Në kuadër të projektit COWEB (Virtual Collaborative Learning in WB HEIs) profesorët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Muhamet Gërvalla, Gonxhe Beqiri, Engelbert Zefaj dhe Kestrim Avdimetaj, janë duke vazhduar përfaqësimin e UBT-së në Universitetin e Salentos në Itali.

Në kuadër të aktiviteteve të projektit profesorët prezantuan para partnerëve rajonal dhe ndërkombëtarë të projektit si kanë aplikuar teknikat e Bashkëpunimit Virtual në Mësimdhënie (VCL) në disa aktivitete në kuadër të lëndëve që ata ligjërojnë në MBE. Ata gjithashtu kontribuan në gjenerimin e ideve rreth aplikimit të VCL në nivel regjional dhe ndërkombëtar në kuadër të bashkëpunimit me IAL e tjerë të përfshirë në projekt.

Ky projekt konsiderohet si një mundësi e mirë në bashkë-krijimin e hapësirave të të mësuarit virtual/të përzier dhe përmbajtjes së lëndëve mësimore që do të nxisin aftësitë dhe kompetencat e shekullit të 21-të për studentët dhe ka ndikuar në disa aspekte adresimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis IAL-ve dhe studentëve në rajoni i BB. Projekti bashkon 3 IAL të BE-së dhe 7 IAL të Ballkanit Perëndimor.​