Junior Hub fillon aktivitetet në kuadër të Global UBT Fest 2024
04/07/2024Akademia Verore e Shkollave të UBT-së, Junior Hub mblodhi përfaqësues të institucioneve arsimore në vend, si: hulumtues nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë dhe mësimdhënës, për të diskutuar për kurrikulën e bazuar në kompetenca, qasjet inovative në funksion të zbatimit të saj.
Në fjalën e tij hyrëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe prezantoi vizionin e UBT-së për shkollat si pjesë e ekosistemit të UBT-së.
Po ashtu, Prof. Besnik Skenderi dhe Ibrahim Nici prezantuan platformën EON XR duke treguar mundësitë e shumta që ofron ajo dhe mënyrën e përdorimit praktik të saj.
Drejtoresha e Shkollave, Hajrije Devetaku – Gojani prezantoi praktikat inovative në funksion të zhvillimit të kompetencave të nxënësve dhe rrugët e zbatimit të tyre përmes qasjes bashkëpunuese në shkollë.
Nga drejtoresha e shkollave Hajrije Devetaku dhe mësimdhënësit Xhemile Vishi, Arbnora Asllani dhe Andrita Kuhasku, u prezantuan shembuj të krijimit të përmbajtjeve mësimore përmes platformës EON AR, përmes të cilave procesi mësimor bëhet më atraktiv dhe më kreativ.
Qasja e të nxënit përmes projekteve hulumtuese u prezantua nga mësimdhënësit Visar Sutaj dhe Merita Hyseni.
Idetë inovative dhe praktikat e të nxënit të nxënësve nxitën diskutim të frytshëm nga pjesëmarrësit të cilët po ashtu ndanë përvojat e tyre.