Studentët e UBT-së, dhe profesori Naser Rugova, morën pjesë si ligjërues në International Summer School for Health Management

02/07/2024

Profesori i UBT-së, Dr. Naser Rugova ka marrë pjesë si ligjërues në International Summer School for Health Management që u mbajt në Budva, në Mal të Zi. Gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme shkencor, ai trajtoi temën: “Roli i Partneriteteve Publiko-Private (PPP) në menaxhimin e efektshëm të sistemeve shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Në këtë shkollë verore ndërkombëtare morën pjesë gjithashtu tre studentë nga UBT, të nivelit Master në Shëndet Publik dhe Menaxhim: Arjanit Hoxha, Omer Nebiu dhe Elona Sadullahu. Ngjarja u karakterizua nga pjesëmarrja e ligjëruesve dhe pjesëmarrësve eminentë nga disa vende të botës, ku u trajtuan çështje të rëndësishme për reformimin dhe transformimin e sistemeve shëndetësore në trendet bashkëkohore.

Ngjarja u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e sistemeve shëndetësore në rajon dhe më gjerë.