Studio Psikologji në UBT

27/06/2024

Programi ka për qëllim përgatitjen e profesionistëve të rinj duke filluar nga teoritë bazë mbi zhvillimin dhe sjelljen e individit, personalitetin, të menduarit, të nxënit, dhe deri te vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Ekzistojnë mundësi të ndryshme për të diplomuarit në fushën e psikologjisë për punësim në institucionet publike dhe private, në institucionet joqeveritare të Kosovës, si në sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor, organizata komunitare, në këshillim dhe psikoterapi.

Kurrikula e programit Psikologji përfshin një gamë të gjerë lëndësh që gërshetojnë praktikën me teorinë, me qëllim të përgatitjes së profesionistëve që do të jenë në gjendje të kontribuojnë në zhvillimin tutje të kësaj fushe.

Leading the Way

#jointheLEADER