Studentët e Muzikës Moderne në UBT morën pjesë në garat ndërkombëtare të “Arskosova 2024”

25/06/2024

Nga 21 deri më 24 qershor, u mbajtën garat ndërkombëtare të muzikantëve të rinj “Arskosova 2024”, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi talente të shumta nga mbarë bota. Në mesin e pjesëmarrësve dhe organizatorëve, ishin studentët e UBT-së në programin e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit, si dhe profesoresha Aida Gjikolli, të cilët treguan një performancë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Nita Rugova, Anesa Bunjaku dhe Dea Berisha, të treja studente të UBT-së, ishin pjesë e stafit të garave, duke kontribuar në menaxhimin dhe mbarëvajtjen e edicionit të 19-të të kësaj ngjarje prestigjioze. Me një përkushtim të veçantë, ato u kujdesën për çdo detaj të organizimit, duke siguruar që gjithçka të zhvillohej sipas planit.