Bashkohu me ne në Global UBT Fest – për një verë të paharruar!

24/06/2024

Përgatituni për një përvojë të jashtëzakonshme në këtë korrik! Nga 1 deri më 31 korrik, Global UBT Fest 2024 do ta kthejë Kosovën në qendrën e dijes, inovacionit dhe argëtimit.

Kjo është ngjarja që nuk duhet ta humbisni!

Global UBT Fest është një festival unik që mbledh të rinjtë nga i gjithë rajoni dhe Evropa për një muaj me plotë aktivitete, mësime dhe rrjetëzim. Me më shumë se 30 shkolla verore, ky festival është vendi ideal për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të fituar aftësi të reja.