Studio Inxhinieri e Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT

24/06/2024

Në UBT, programi i Inxhinierisë së Ndërtimit (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë është krijuar për t’ju ofruar studentëve një kombinim të njohurive teorike dhe praktike, duke ndjekur trendet më të fundit të teknologjisë.

Pse duhet të zgjedhni këtë program:

Me njohuritë dhe aftësitë që fitoni në UBT, ju do të jeni të përgatitur për të ndërthurur njohuritë tuaja në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe për të ndikuar në zhvillimin e saj.

Në UBT, ju do të eksperimentoni me teknologjitë e fundit dhe do të mësoni se si të përdorni dhe të zbatoni ato në praktikë.

Ligjëruesit janë ekspertë të fushës me përvojë të gjerë akademike dhe praktike, të cilët janë të përkushtuar për t’ju ndihmuar të arrini potencialin tuaj të plotë.

Programi ju ofron mundësi për të punuar në projekte dhe punëtori të ndryshme, duke përfituar përvojë të vërtetë në fushën e inxhinierisë.

Leading the Way

#jointheLEADER