Studenti i UBT-së, Arbër Bajgora, pjesëmarrës në Kongresin ISC në Medical University of Graz në Austri

18/06/2024

Arbër Bajgora, student i vitit të gjashtë në UBT, në drejtimin e Stomatologjisë, arriti një sukses të lartë me temën e tij të punuar nën mentorimin e Prof. Dr. Genc Demjaha. Tema e tij mbante titullin “Përdorimi i implanteve në protezën e veshit” dhe u vlerësua lartë nga kolegët dhe ekspertët e fushës.

 

Kjo arritje është një dëshmi e punës së palodhur, përkushtimit dhe standardeve të larta të përsosmërisë akademike që ofrohet në UBT. Suksesi i Arbërit është shumë i rëndësishëm brenda komunitetit akademik dhe sjell krenari për të gjithë ne.

 

Kongresi ISC mirëpret çdo vit mbi 200 studentë të fushave mjekësore nga qytetet universitare të Austrisë dhe vende të ndryshme të botës. Suksesi i Arbër Bajgorës jo vetëm që sjell krenari për të, por gjithashtu frymëzon kolegët, studentët dhe anëtarët e fakultetit që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt përsosmërisë akademike.

 

Edhe këtë vit, për të dytën herë radhazi, profesori Genc Demjaha është i ftuar në kongres si Profesor Chair dhe vlerësues i punimeve akademike në sesionin e Stomatologjisë të këtij kongresi, të moderuar nga Anastasiya Stakhanska.

 

Ky sukses i studentit Arbër Bajgorës është një dëshmi e qartë e punës së tij të palodhur dhe përkushtimit ndaj shkencës dhe stomatologjisë, duke kontribuar në avancimin e kësaj fushe dhe duke frymëzuar të gjithë komunitetin akademik të UBT-së për arritje të reja dhe më të larta.