Studentët e Juridikut në UBT, zhvilluan një ushtrim për këqyrjen e vendit të ngjarjes
11/06/2024Studentët e Fakultetit Juridik në UBT, në kampusin e Prizrenit, nën drejtimin e Dekanit Prof. Asoc. Ahmet Maloku dhe Dr. Sc. Besim Arifi, ligjërues në lëndën e Kriminalistikës, kanë mbajtur një ushtrim për këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Në këtë rast është simuluar një rast vrasjeje dhe studentët patën mundësinë të kryejnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes duke kërkuar, fiksuar, dokumentuar, fotografuar, marrë dhe ekzaminuar gjurmët dhe provat materiale që gjendeshin aty.
Studentët u shprehën të kënaqur me këtë ushtrim dhe shprehën dëshirën që edhe në të ardhmen të ketë ushtrime të tilla.