Fakulteti Juridik ishte nikoqir i ligjëratës tematike mbi Drejtësinë Tranzicionale
07/06/2024Fakulteti Juridik, së bashku me prodekanen dhe koordinatoren, pati kënaqësinë të jetë nikoqir i ligjëratës tematike të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë. Tema e ligjëratës ishte: Drejtësia Tranzicionale.
Kjo ngjarje u mbajt me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit dhe edukimit mbi proceset e drejtësisë tranzicionale, që janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të qëndrueshme.