Fillojnë zyrtarisht regjistrimet për Festivalin Ndërkombëtar të Dijes “Global UBT Fest 2024”

06/06/2024

Kosova përmes “Global UBT Fest” edhe këtë vit do të bëhet destinacion për shumë ekspertë, shkencëtarë, politikanë, si dhe artistë ndërkombëtarë.

Festivali më i madh i dijes në Evropë, “Global UBT Fest 2024” po vjen këtë verë me gara, punëtori, projekte, ligjërata nga ekspertët dhe profesorët më të mirë nga e mbarë bota.

Të rinj nga Kosova dhe më gjerë në “Global UBT Fest 2024” do të kenë mundësinë që të fitojnë një përvojë të paharruar jetësore, duke u përgatitur profesionalisht e intelektualisht, si dhe të argëtohen përmes aktiviteteve të shumta.

Do të kenë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe shkëmbim të ideve e përvojave me shumë të rinj pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.

Në kuadër të këtij festivali janë të integruara rreth 30 Akademi Ndërkombëtare Verore dhe pjesëmarrja do të jetë falas për të gjithë.

Nga 1 deri më 31 korrik, mund të bëheni pjesë e këtyre akademive:

  • Aktrim;
  • Arti dhe Mediat Digjitale;
  • Arkitekturë & URB
  • Biokimi Mjekësore;
  • Dizajn i Integruar;
  • Gjuhë Angleze;
  • Farmaci;
  • Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit;
  • Inxhinieri e Energjisë;
  • Shkenca Teknike Mjekësore (INFR, TR & TA);
  • Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë;
  • Juridik;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi & AB;
  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi & AB;
  • Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment;
  • Inxhinieri e Mekatronikës;
  • Media dhe Komunikim;
  • Psikologji;
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes;
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik;
  • Shkencat Kompjuterike;
  • Shkencat Politike dhe Studime të Sigurisë;
  • Sisteme të Informacionit;
  • Stomatologji dhe Teknik Dentar;
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji;
  • Shkollat Profesionale;
  • Qendra e Karrierës UBT;
  • UBT Junior Hub;
  • ESLG;
  • Turizëm.

Aplikimi dhe regjistrimi:

Më shumë informacione rreth aplikimit dhe regjistrimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Global UBT Fest 2024

Linku për REGJISTRIM

Për çdo pyetje ose kërkesë për më shumë detaje, mund të kontaktoni komitetin organizues në e-mail: [email protected]