Studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi zhvilluan vizitë studimore në kompaninë “Expert Pro”

31/05/2024

Në kuadër të lëndës Kontabiliteti Menaxherial dhe i Kostos, nën udhëheqjen e profesoreshës Fidane Spahija-Gjikolli, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi realizuan një vizitë studimore në kompaninë “Expert Pro”. Kjo vizitë kishte për qëllim njohjen me përvojat dhe praktikat më të mira të kontabilitetit në tregun tonë.

Ligjërata u mundësua falë bashkëpunimit të mirëfilltë të pronarit të kompanisë, z. Arsim Zeka, dhe ekipit të tij. Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të kenë qasje të drejtpërdrejt për të demonstruar programin Expert me shembujt e ligjëruar, të cilët ishin në përputhje me standardet dhe legjislacionin në fuqi.

Në përfundim të vizitës, studentët u shprehën shumë të kënaqur me përvojën e ndarë dhe morën sugjerime për mundësinë e vijimit të trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e kontabilitetit, për të lehtësuar hyrjen e tyre në tregun e punës.