Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar kanë ndjekur ligjëratë për rolin e Inteligjencës Artificiale në dizajn

29/05/2024

Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar patën një eksperiencë të jashtëzakonshme në  kuadër të lëndës “Metodat e Kërkimit në Dizajn”. Mysafire ishte MSc. Teuta Sahatqiu, e cila mbajti një ligjëratë mbi temën e ndikimit të Inteligjencës Artificiale në të ardhmen e teknologjisë dhe dizajnit.

Studentët u përballën me një analizë të thellë mbi potencialet dhe sfidat që sjell inteligjenca artificiale në fushën e dizajnit. Ligjërata e Sahatqiut ofroi një pamje të qartë për mundësitë e përparimeve teknologjike dhe praktikat e mira për t’u përballur me zhvillimet e ardhshme.

Studentët u inkurajuan të shohin përtej kufijve të njohur dhe të eksplorojnë sfidat dhe mundësitë e dizajnit me digjitalizim dhe inteligjencës artificiale. Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt kuptimit më të thellë të rolit të teknologjisë së ardhshme në dizajn.