Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturë kanë vizituar objektin e 40 katëshit në Prishtinë

28/05/2024

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, në kuadër të lëndës, “Organizimi dhe Teknologjia e Ndërtimit”, nën udhëheqjen e profesorit të lëndës, Prof. Dr. Muhamet Ahmeti, dhe Marjan Ivezaj, kanë organizuar një vizitë studimore në objektet e ndryshme në Komunën e Prishtinës, respektivisht në objektin: 40 katëshi.

Bashkëpunimi i mirëfilltë i Fakultetit të Ndërtimit dhe Infrastrukturës me kompanitë që ndërtojnë është një faktor kyç për studentët dhe iu ofron një eksperiencë reale në fushën e tyre të studimit.

Gjithashtu, fakti që shumica e stafit udhëheqës në këtë objekt janë ish-studentë të UBT-së tregon për një lidhje të ngushtë dhe të qëndrueshme mes institucionit të arsimit dhe tregut të punës.

Në këtë vizitë, studentët janë njohur me proceset e ndërtimit, problemet dhe sfidat që përballonin kompanitë gjatë realizimit të objekteve të tyre. Ata gjithashtu kanë pasur mundësinë të mësojnë për metodat dhe materialet e reja që përdoren në objektet e ndërtimit aktual.

Në aspektin e sigurisë në punë, ky objekt ka paraqitur sfida të veçanta për shkak të kompleksitetit të tij dhe numrit të madh të punëtorëve të angazhuar. Studentët janë njohur me masat e ndërmarrura për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë në punë, një aspekt i rëndësishëm për të gjithë profesionistët e fushës së ndërtimit.

Në tërësinë, vizita në objektin 40 Katërshi ka ofruar një eksperiencë të rëndësishme për studentët, duke iu sjellë ata pranë praktikës së fushës së tyre të studimit dhe duke i bërë ata të interesuar për sfidat dhe mundësitë e këtij profesioni.