Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonxi zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT
21/05/2024Në UBT, qëndroi për vizitë Ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili njëherit zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë.
Ai trajtoi temën mbi rolin e rëndësishëm të FSK-së në Sigurinë Kombëtare të Kosovës, si dhe rreth formave që mund të kontribuojnë secili qytetarë për sigurinë e vendit.
Në një panel diskutimi me pyetje që parashtroheshin edhe nga ana e studentëve, Ministri Maqedonci shtjelloi situatën aktuale të sigurisë në vend por dhe në rajon e më gjerë.
UBT përmes programeve të studimit, sikurse Studime të Sigurisë dhe Shkenca Politike, synon të nxjerrë profesionistë të fushës, në bashkëpunim edhe me industrinë vendore dhe ndërkombëtare.