Artisti Clément Baloup shpalosi teknikat e tij në punëtorinë e organizuar me studentët e UBT-së

21/05/2024

Në një ngjarje të veçantë të mbajtur në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, studentët e Dizajnit të Integruar patën mundësinë të marrin pjesë në një punëtori të rëndësishme.

Artist i njohur për romanet e tij grafike, Clément Baloup, ishte i ftuar për të ndarë përvojën e tij krijuese. Gjatë punëtorisë, Baloup diskutoi në detaje punën e tij, duke shpjeguar teknikat dhe proceset e krijimit të një romani grafik.

Kjo ishte një mundësi e rrallë për studentët që të mësojnë drejtpërdrejt nga një profesionist i fushës dhe të inspirohen nga përvoja dhe metodat e tij krijuese.