Në UBT do të mbahet Kongresi i 3-të i Forenzikës Kosovë – Turqi

21/05/2024

Më 25 dhe 26 Maj, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan do të organizohet Kongresi i 3-të i Forenzikës Kosovë – Turqi.

Kjo ngjarje prestigjioze do të mbledhë së bashku ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë nga fusha e forenzikës, të cilët do të prezantojnë punime dhe hulumtime të avancuara mbi tema të ndryshme të kësaj fushe.

Kongresi synon të shërbejë si një platformë për ndarjen e njohurive dhe përvojave të fundit në forenzikë, duke përfshirë teknikat më të reja të analizave kriminalistike, teknologjitë moderne në identifikimin e krimeve, dhe metodologjitë inovative të hetimit.