Studentët e Dizajnit të Integruar në UBT zhvillojnë vizitë studimore në Kreativ Qeramika
17/05/2024Studentët e Fakultetit të Dizajnit të Integruar në UBT, në kuadër të lëndës “Enterier”, të udhëhequr nga profesoresha Sebil Spat, kanë realizuar një vizitë studimore në Kreativ Qeramika.
Në këtë vizitë, studentët patën rastin të njihen me punën dhe angazhimin në Kreativ Qeramika, si dhe të vëzhgojnë nga afër proceset krijuese dhe teknikat që përdoren në prodhimin e qeramikës.
Studentët patën mundësinë të diskutojnë me profesionistët e fushës dhe të marrin këshilla të vlefshme për zhvillimin e aftësive të tyre në dizajnin e enterierit.