Rektori Hajrizi është ftuar të marrë pjesë në Forumin Botëror në Singapor

16/05/2024

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është ftuar të marrë pjesë në Forumin “EON Education Leadership” në Singapor, në mesin e ekspertëve të fushës së arsimit.

Në këtë forum, Rektori Hajrizi do të diskutojë për inteligjencën artificiale, teknologjinë e avancuar dhe besueshmërinë akademike, si dhe për zgjidhjet konkrete që përmirësojnë rezultatet e të nxënit dhe përgatisin institucionet edukative dhe arsimore për të ardhmen.

Rektori Hajrizi pritet të takohet me liderët e industrisë, edukatorët dhe novatorët që janë në ballë të teknologjisë arsimore, me të cilët do të diskutojë për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.