Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
13/05/2024Fondacioni UBT Jim Xhema ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare për të rinjtë që aplikojnë për të studiuar në nivelin Bachelor dhe Master në UBT, duke ofruar përkrahje për të rinjtë nga mbarë trojet shqiptare në zhvillimin e talentit të tyre dhe për një edukim sa më cilësor.
Fondacioni synon të ofrojë mbështetje të plotë për rininë, duke tejkaluar kufijtë gjeografikë dhe përfshirë rajone të ndryshme me komunitete shqiptare. Përkushtimi i Jim Xhemës dhe UBT-së ndaj kësaj tregon objektivin kryesor të fondacionit për të ndihmuar në zhvillimin e talenteve të reja, duke u mundësuar atyre të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të kontribuojnë në mënyrë domethënëse në komunitetet e tyre dhe më gjerë.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për të marrë aplikimin për shqyrtim janë:
Studentët që aplikojnë për studimet Bachelor, bashkëngjitni aplikacionit:
a) Dëshmi nga arsimi i mesëm për suksesin 4.5 ose që janë në vitin e fundit të shkollës së mesme;
b) Dëshmi se janë vlerësuar në vendet e para në garat e zhvilluara në fushën e arsimit;
c) Ekstrakti i lindjes;
d) CV.
Studentët që aplikojnë për studime Master bashkëngjitni aplikacionit:
a) Diploma e fakultetit – origjinal ose kopje e noterizuar dhe nota mesatare nga studimet jo më pak se 9,0;
b) CV;
c) Ekstrakti i lindjes, si dhe;
d) Rekomandim për dy ekspertë të njohur të fushës.
Procedurat e aplikimit
– Aplikimi bëhet në Lagja Kalabria, Prishtinë (në objektin e UBT-së);
– Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
– Lista e studentëve përfitues do të bëhet publike.
– Konkursi do të jetë i hapur për 30 ditë, nga data 13.05.2024 deri më 12.06.2024, ora 16:00.
Në të njëjtat kushte, do të trajtohen edhe kandidatët që vijnë nga mbarë trojet shqiptare.
E drejta e ankimimit: Kandidatët që kanë aplikuar për përfitimin e bursës, kanë të drejtë ankimimi brenda 7 (shtatë) ditëve pas shpalljes së rezultateve.
Ankesat dorëzohen në arkivin e Fondacionit dhe shqyrtohen nga komisioni i ankesave.