Profesoreshat e UBT-së përfunduan me sukses shkëmbimin e stafit, përmes Erasmus +, në Universitetin Linnaeus në Suedi

10/05/2024

Profesoreshat e UBT-së, gjegjësisht Dekania e Fakultetit Gjuhë Angleze, Prof. Dr. Alma Lama dhe Prof. Eglantina Bilalli, kanë përfunduar me sukses shkëmbimin e stafit, përmes Erasmus +, në Universitetin Linnaeus në Suedi.

Ky shkëmbim ka qenë një përvojë e frytshme dhe e rëndësishme për të dy institucionet, duke sjellë përparime të rëndësishme në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Profesoresha Alma Lama ka thënë se ky bashkëpunim është një mundësi ideale për stafin e UBT-së dhe stafin e Universitetit Linnaeus të hulumtojnë praktikat dhe metodologjitë e arsimit në një mjedis tjetër kulturor.

“Ky bashkëpunim është një mundësi ideale për stafin e UBT-së dhe stafin e Universitetit Linnaeus të hulumtojnë praktikat dhe metodologjitë e arsimit në një mjedis tjetër kulturor, si dhe të ndajnë njohuri dhe të krijojnë lidhje të reja profesionale”, ka thënë Lama.

Ligjëratat dhe metodat e vlerësimit të vazhdueshëm në mësimdhënie u vlerësuan shumë dhe kishte mundësi për bashkëpunime me fakultete të tjera, si: Psikologjia, Arti dhe Muzika.

Përfundimi i këtij programi ka krijuar mundësi për njohjen e kulturave dhe metodave të ndryshme të punës në arsim, si dhe ka përforcuar lidhjet midis dy institucioneve.