Dizajnerja e njohur, Labentine Shala zhvilloi një ligjeratë dhe punëtori me studentët e Dizajnit të Integruar në kuadër të Javës së Artit dhe Dizajnit në UBT
03/05/2024Si pjesë e Javës së Artit dhe Dizajnit, u mbajt një ligjeratë dhe punëtori me titullin “Nga Zero te Mbetja” me dizajneren e njohur nga Kosova, Labentine Shala, e njohur për brendin e saj ‘Labentine’. Në këtë punëtori u shqyrtua tema e Modës me konceptin Zero Mbetje, në të cilën dizajnerja trajtoi temat e rëndësishme, duke përfshirë:
- Lidhjen tonë me planetin Tokë;
- Kthesën e gabuar;
- Modën e shpejtë;
- Alternativat për zgjidhjen e problemeve kyçe;
- Zero-Waste dhe moda e ngadaltë;
- Krijimin estetik dhe autenticitetin;
- Modelin e biznesit në jetën reale, duke përdorur metoda ekologjike për krijimin në Labentine;
- Shpëtimtarët e ambientit.
Gjatë punëtorisë, dizajnerja demonstroi realizimin e një veshjeje me konceptin Zero Mbetje. Kjo ligjeratë u organizua në kuadër të Fakultetit të Dizajnit të Integruar.